Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serb�

VIDEO/ Ish-kreu i SHISH mbërrin në GJKKO, mesazhi i koduar i Vlora Hysenit në reagimin e parë: Në takime me agjentët serb�

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie sipas procedurës, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme për njohjen me masën dhe akuzat.

Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë.

Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht, duke thënë:

“Në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”.

SPAK e akuzon Hysenin për ndarje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit, përveç shpërdorimit të detyrës. Hetuesit pretendojnë se kanë qindra telefonata e mesazhe të shkëmbyera mes tyre, ku Hyseni i ka dhënë ndihmë të kërkuarit të drejtësisë, Ergys Agasi.

Masa ndaj saj është arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra.

Lini një koment