Zjarr në ambientet e një pallati pranë shëtitores në Pogradec, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Një zjarr ka përfshirë ambientet e përbashkëta të një pallati në qytetin e Pogradecit, në afërsi të shëtitores, mbasditen e kësaj të enjteje.
Sipas raportimeve, flakët kanë rënë në ambientet e ajrosjes së pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.
Mësohet se, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet që të përcaktohen pas verifikimeve në vendngjarje.