Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›GJKKO la në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar

GJKKO la në “arrest shtëpie” Vlora Hysenin, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar

Presidenti Bajram Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Mbledhja pritet të zhvillohet javën e ardhshme dhe vjen pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

GJKKO caktoi këtë të enjte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni u paraqit sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës, Hyseni u largua nga godina e gjykatës pa bërë asnjë deklaratë për mediat.

Ajo është nën hetim në kuadër të procedimit të SPAK, ku dyshohet për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.

Çështja lidhet me hetimet që kanë nisur nga dosja ndaj biznesmenit Ergys Agasi, ndërsa ndaj Hysenit më herët ishte vendosur edhe pezullimi nga detyra.

Lini një koment