Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

Juristi Ylli Manjani, i ftuar këtë të enjte në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka deklaruar se goditja e Ergys Agasit nga drejtësia ishte një zhvillim i pritshëm dhe se orët e tij në liri kishin mbaruar.

Sipas tij, ky aksion paralajmëron një proces më të gjerë pastrimi ku do të përfshihen edhe figura të tjera.

Manjani theksoi se me ndryshimin e ekuilibrave po nis siç e quajti ai, pastrimi i “oborrit”, dhe se të gjithë personat që kanë pasur lidhje apo ndikim do të përballen me të njëjtin fat.

“Nuk po them që kjo zonja e ka ndritur me ato fjalë, patjetër që jo. Por po them që ajo ka pasur një detyrë zyrtare që të ekzekutonte vendimin. SHIK-u ka një detyrë: që në qoftë se gjatë kryerjes së detyrës për ruajtjen e rendit kushtetues sigurohen informacione, dhe gjatë punës për të siguruar informacione gjenden edhe informacione të tjera që lidhen me organet e tjera, ua referon.

Këtë bën SHIK-u, po SHIK-u nuk ekzekuton vendime gjykatash.

Ne nuk dimë asgjë çfarë ka dosja, realisht në dosjen hetimore. Ne dimë vetëm atë që kanë dashur prokurorët të nxjerrin. Që janë muhabetet e seksit edhe të qejfit për me bërë qejf popullin me të. Të kënaqet populli me këtë histori, të shkatërrojnë familje. Të bëjnë këtë histori që vazhdojnë e bëjnë ata. Edhe unë do të vazhdoj të qëndroj fort te kjo gjë: Turp dhe faqja e zezë! Turp, shumë turp! Se ligji s’ju bën më fajde juve. Turp dhe faqe e zezë kushdo qoftë ai apo ajo që e ka bërë këtë, ka nxjerrë, ka ekstraktuar materiale të tilla sensitive të jetës private që duhet t’i ruajë prokurori si sytë e ballit, t’i nxjerrin në pazar për të bërë gjyqin, kjo është metodë hitleriane e hetimit!

Orët e Ergysit në lirinë e tij kishin mbaruar. Kjo ishte shumë e kuptueshme, kishin mbaruar. Nuk do t’i shkonte më ajo punë, do t’i vinte momenti siç i erdhi momenti dhe siç do t’i vijë momenti gjithë të tjerëve.

Ajo është shenja. Po themi, me sa duket është vënë detyra që tashti do pastrohet territori, do pastrohet oborri.

Edhe në botën e sotme, pavarësisht se këta s’janë zyrtarë shteti, Gysi në këtë rast, të gjithë të tjerët që kanë ndihmuar, kanë kontribuar, kanë qenë miq, kanë pasur relacione, kanë pasur atë që kanë pasur, sigurisht do bien, do ikin të gjithë. Mjer ai që s’e kupton, kush e kuptoi dha dorëheqjen e doli butë nga loja.

Gjithë të tjerët që kanë bërë sikur janë më të rëndësishëm, që fikën e ndezën radarin. Kjo çfarë radari ka kjo? Ka faqen e zezë! Ku ka radar aty? Është faqja e zezë! Më çfarë radari kanë këta tashti? Le se na çuditën”, u shpreh ai.

Lini një koment