Kurti, Gërvalla dhe Sveçla nuk flasin për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Kryeministri Albin Kurti, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e tha asnjë fjalë për propozim-ndryshimin e projektligjit për Gjykatën Speciale kur u pyet nga mediat në akademinë përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku.
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla tha se sonte janë mbledhur për ta kujtuar heroin e vendit Afrim Bunjakun dhe jo për të diskutuar “temat ditore”.
Ngjashëm veproi edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili tha se krejt çka kishte për të thënë sot, e tha në akademinë përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku.
Heshtja e tri krerëve institucionalë vjen në një kohë kur kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Specialen është në qendër të debatit publik, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Burimi: KosovaPress