Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›John Bolton për Specialen: Gjykatë e paligjshme, duhet të shpërbëhet

John Bolton për Specialen: Gjykatë e paligjshme, duhet të shpërbëhet

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar institucionin si të paligjshëm dhe duke kërkuar shpërbërjen e tij.

Në një intervistë për A2CNN, Bolton deklaroi se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element të rëndë politik. Ai ngriti shqetësime edhe për mungesën e mbikëqyrjes së gjykatës dhe pasojat që kjo mund të ketë për drejtësinë.

Sipas tij, një zgjidhje më e përshtatshme do të ishte që vetë shtetet, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, t’i hetonin dhe gjykonin ish-liderët e tyre përmes sistemeve të pavarura të drejtësisë.

I pyetur nëse Gjykata Speciale duhet shpërbërë, Bolton u përgjigj: “Sigurisht” — duke shtuar se ka kaluar një kohë e gjatë që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe se gjykata e ka tejkaluar kufirin e asaj që vendet themeluese kishin rënë dakord.

I pyetur nëse Haga po krijon precedent të rrezikshëm për lëvizjet çlirimtare, Bolton tha se është e mundur, por njerëzit e kanë humbur interesin te trupi gjykues dhe ideja se vendet që e krijuan do ta supervizonin tashmë është zhdukur.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment