Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Osmani takon ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark, në gala-mbrëmjen në Nju Jork

Osmani takon ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark, në gala-mbrëmjen në Nju Jork

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në gala-mbrëmjen e organizuar nga Albanian-American Relations Council në Nju Jork, ku është takuar me ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark.

Të dy ndanë një përqafim të ngrohtë gjatë ngjarjes, në një moment që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ishte kënaqësi të fliste në këtë ngjarje dhe të falënderonte mërgatën shqiptare në Amerikë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Osmani ndodhet në Nju Jork gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Wesley Clark ishte komandanti i forcave të NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve të vitit 1999, e cila i dha fund luftës në Kosovë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment