Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Gjykata e Prishtinës lejon gjykimin në mungesë për 53 të akuzuarit e rastit të Mejës

Gjykata e Prishtinës lejon gjykimin në mungesë për 53 të akuzuarit e rastit të Mejës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për lejimin e përsëritjes së seancës fillestare në mungesë për 53 të akuzuarit.

Vendimi u shpall sot nga kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Bëhet fjalë për rastin e njohur si ‘rasti i Mejës’, në të cilin 53 të akuzuarit akuzohen për vrasje, dëbim, plaçkitje dhe shkatërrim në Mejës dhe fshatrat përreth.

Kryetarja e trupit gjykues theksoi se ka gjetur se janë plotësuar kushtet dhe kriteret për lejimin e gjykimit në mungesë.

Ndaj këtij vendimi avokatët mbrojtës kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve.

Kryetarja e trupit gjykues gjithashtu u dha afat avokatëve mbrojtës prej 30 ditësh për të paraqitur parashtresa dhe kundërshtuar provat ose për të kërkuar hedhjen poshtë të aktakuzës.

Në fillim të seancës, prokurori special Ilir Morina u zotua se shteti ka obligimin që kriminelët e luftës të dalin para drejtësisë.

Burimi: Klan Kosova.

Lini një koment