Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e personit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacione për identitetin ose vendndodhjen e tij, t’i ndajnë ato me autoritetet.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Policia ka theksuar se informacionet e qytetarëve do të ndihmonin në zhvillimin e hetimeve dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Lini një koment