Sami Lushtaku: Turp i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës
Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka deklaruar të premten, gjatë protestës së sotme të mbajtur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, se është “turp i madh” që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës.
Deklaratën për Klan Kosovën, Lushtaku e bëri në margjinat e protestës, ku u shpreh: “Ata që kanë çu dosje, ata që kanë qenë kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk duhet ta kenë vendin në Qeverinë e Kosovës”.
Ish-komandanti i UÇK-së shtoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e kombit dhe jo e individit, duke theksuar se rinia e Kosovës e ka kuptuar drejt luftën çlirimtare.
Deklarata e Lushtakut erdhi në ditën e protestave që u mbajtën në mbarë Kosovën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke shënuar një moment të fortë bashkimi qytetar në gjithë vendin.
Burimi: Klan Kosova