Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Fran

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Fran

Zinedine Zidane e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Francës.

Në debutimin e tij si trajner i “Les Bleus”, Franca mposhti Turqinë 0-1 në Kocaeli, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Heroi i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 54-t. Sulmuesi dhe kapiteni i Francës i dha kështu një start pozitiv epokës së re në drejtimin e Zidane.

Ndeshja në Turqi ishte e veçantë për Zidane, pasi shënoi debutimin e tij zyrtar si trajner i kombëtares franceze, pas përfundimit të epokës 14-vjeçare të Didier Deschamps. Zidane rikthehet në futbollin e kombëtareve pas një periudhe në të cilën drejtoi vetëm Real Madridin, ku fitoi tre Champions League.

Me Mbappén që realizoi në pjesën e dytë, Franca mori tri pikët dhe Zidane e feston debutimin me një 0-1 në transfertën e vështirë turke.

Nga ana tjetër, debutim ëndrrash për Van Bommel, Italia e Mancinit mposhtet 0-2 nga Belgjika.

Në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Grupit 1 në Ligën A të UEFA Nations League, Italia u mposht në shtëpi me rezulatin 0-2 nga Belgjika. Kjo përballje shënoi rikthimin e Roberto Mancinit në stolin e “Azzurre-ve”, por nata i takoi teknikut tjetër, Mark van Bommel, i cili mori një fitore tejet të rëndësishme në debutimin e tij në krye të përfaqësueses belge.

Belgët e nisën ndeshjen me mjaft personalitet dhe gjetën avantazhin që në minutën e 20-të, kur Mika Godts dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Mancini kërkoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me lëvizje taktike, por goditja e dytë dhe përfundimtare për italianët erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 69-të, Dodi Lukebakio realizoi golin e dytë për Belgjikën, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 0-2.

Një start i shkëlqyer për epokën e Van Bommel te “Djajtë e Kuq”, ndërsa Mancini do të ketë mjaft punë për të rregulluar mbrojtjen dhe efikasitetin e kombëtares italiane për ndeshjet e ardhshme.

Lini një koment