Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Skenderaj: arrestohen dy të dyshuar për vrasjen në tentativë të 20 shtatorit

Skenderaj: arrestohen dy të dyshuar për vrasjen në tentativë të 20 shtatorit

Dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes në tentativë që ka ndodhur më 20 shtator në Skenderaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 shtator, rreth orës 22:20.

Më 25 shtator janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

Burimi: Betimi për Drejtësi

Lini një koment