Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë në Prishtinë

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar më 25 shtator, rreth orës 05:50, ndërsa viktima, femër kosovare, ishte gjetur nga familjarët e saj.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment