Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët

Krasniqi: U dënua UÇK-ja, jo individët

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-krerit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar sërish pas dënimit të katërshes së UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se nuk janë dënuar individët, por vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“U dënua UÇK-ja, jo individët. Nëse ua heqim pozitat që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe i gjykojmë vetëm individualisht, mbi veprimet konkrete të secilit, ata sot do të ishin të lirë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai kujtoi se katërshja kontribuoi edhe në krijimin e shtetit të Kosovës dhe se pikërisht për shkak të pozitave të tyre në UÇK, ata u bënë figurat kryesore që negociuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë.

“Ajo që dhemb më shumë është se, përmes tyre, është dënuar UÇK-ja dhe sakrifica e një populli të tërë”, përfundoi reagimin e tij Krasniqi.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment