Operacioni “Dosja 23” në Zubin Potok: 9 të arrestuar për krime lufte
Nëntë persona janë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Zubin Potokut, gjatë një operacioni të gjerë policor të koduar “Dosja 23”, siç njofton Klan Kosova. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, e mbështetur edhe nga njësi të tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, e cila e raportoi lajmin ekskluzivisht, personat e arrestuar dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Operacioni ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, bën të ditur Klan Kosova.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do ta informojnë publikun për detaje të mëtejshme në momentin kur informacioni mund të bëhet publik.