Kontrolli i Policisë në Gjakovë e çon në qeli shtetasin e Shqipërisë
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në fshatin Dol të Gjakovës, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë dhe municion, transmeton Klan Kosova.
Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, së bashku me 52 fishekë të kalibrit 12 mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.