Infermiere e sulmuar gjatë detyrës në Prishtinë
Një infermiere është sulmuar fizikisht derisa ishte në krye të detyrës zyrtare në Prishtinë, sipas raportimit të KosovaPress.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje (26 shtator 2026) rreth orës 12:00, në rrugën “Pandeli Sotiri”. Infermierja, së bashku me ekipin mjekësor, kishte shkuar në shtëpinë e një personi për t’i ofruar tretman mjekësor.
Pas tretmanit, i dyshuari dyshohet se nisi një konflikt verbal dhe më pas e sulmoi fizikisht infermieren, bën të ditur KosovaPress.
Prokurori kujdestar është kontaktuar dhe ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.