Kimi Antonelli kryeson botërorin dhe synon përmirësime, jo rivalitete me Russell
Brenda pak ditësh Kimi Antonelli arriti atë që shumë pilotë e ëndërrojnë gjatë karrierës: pole position-in e parë, fitoren e parë dhe udhëheqjen e renditjes së kampionatit të Formula 1. 19-vjeçari italian është shndërruar menjëherë në një nga emrat kryesorë të sezonit, por tashmë e pret sfida e të qëndruarit nën presionin që e provoi vitin e kaluar.
Me turneun e radhës në Majemi, Antonelli synon një fitore tjetër dhe thekson se fokusi i tij është te përmirësimi teknik dhe personal, jo te konkurrenca e brendshme me George Russell, i cili ndodhet 9 pikë pas tij në renditje, sipas telesport. Ai tha se synon të punojë mbi procedurat, nisjet dhe drejtimin, duke ia lënë rivalitetin në sfond.
Pilotit i bëjnë përshtypje forcat që ka George Russell, ndërsa pranon se garuesit si Ferrari dhe McLaren do të afrohen gjatë kampionatit. Për Antonellin thelbësore mbetet të qëndrojë në krye dhe të rrisë vazhdimisht nivelin e performancës së tij dhe të makinës.
Ai vlerëson se ka bërë një hap të rëndësishëm përpara krahasuar me 2025, pasi vitin e kaluar përjetoi periudha të vështira që i dhanë mësime të rëndësishme; megjithatë, nënvizon se puna vazhdon dhe ai ndihet më i kontrolluar, me makinën që e ndihmon për t’u përgatitur për mundësitë që mund të mos përsëriten shpesh, raporton telesport.