Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për vrasje në tentativë

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për vrasje në tentativë

Një burrë është arrestuar në Lipjan të dielën rreth orës 19:00, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, siç njofton KosovaPress.

Sipas policisë, i dyshuari sulmoi fizikisht një burrë tjetër pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë në tentativë”, raporton KosovaPress.

Një incident pothuajse i ngjashëm ndodhi edhe në Prishtinë të dielën, por ky i fundit është cilësuar nga policia vetëm si sulm, jo si vrasje në tentativë. Policia ka njoftuar se në kryeqytet viktima u sulmua fizikisht nga një i dyshuar i panjohur, për çka është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet.

Lini një koment