Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Osmani publikon pamje nga takimet me presidentët e Sierra Leones dhe Palaus: “Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen”

Osmani publikon pamje nga takimet me presidentët e Sierra Leones dhe Palaus: “Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga takimet me presidentin e Sierra Leones dhe atë të Palaus, të zhvilluara javën e kaluar gjatë qëndrimit të saj në New York, siç njofton Klan Kosova.

Krahas fotografive, Osmani tha se bëhet fjalë për dy shtete për të cilat Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës.

“Me Presidentin e Sierra Leones dhe me Presidentin e Palaus, javën që shkoi në New York. Të dyja shtete për të cilat Serbia pretendonte se e kishin tërhequr njohjen e Kosovës”, shkroi Osmani krahas pamjeve.

Takimet u zhvilluan në kuadër të aktiviteteve të saj gjatë qëndrimit në New York, ku presidentja pati takime me liderë të shteteve të ndryshme.

Lini një koment