Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ergys Mërtiri ka ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin dhe mekanizmat kontrollues të shtetit për parandalimin e skandaleve në institucionet e inteligjencës si SHISH.

Mërtiri kritikoi mungesën e kontrollit institucional, duke theksuar se raste të tilla tregojnë një nivel jo serioz të menaxhimit të sigurisë kombëtare.

Ai solli në vëmendje se dështimi për të trajtuar me seriozitet rrjedhjet e mëparshme të të dhënave, si ajo te AKSHI, ka krijuar premisa për përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme. Sipas analistit, shteti duhet të ketë filtra të fortë verifikues që të shmangë cenimin e sigurisë nga veprimet e drejtuesve apo zyrtarëve të caktuar.

“Institucione të tilla si SHISH nuk kanë luksin që kreu i tyre të çmendet dhe të bëjë çfarë të dojë. Pyetja qëndron, që Rama dhe i gjithë shteti shqiptar nuk kanë mekanizma që të verifikojë mbi këtë?

Këtu pastaj unë filloj që të dyshoj te serioziteti që marrin shtetin. Ky nuk është një rast i veçantë. Vetë institucionet duhet ta kishin parandaluar këtë.

Është hera e dytë që mblidhet Këshilli i Sigurisë, që lidhet prapë me Agasin. Institucionet duhet të kenë mekanizma kontrolluese. Nëse do ishte marrë seriozisht rrjedhja e të dhënave nga AKSHI, nuk do të kishim deri te kjo e dyta”, tha Mërtiri.

Lini një koment