Mbi 14 mijë nënshkrime për “Ferizaj pa Urosevac” dorëzohen në Kuvend
Mbi 14 mijë nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt, të mbledhura për tre muaj rresht, iu dorëzuan të hënën të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Kosovës, me kërkesën që qytetit t’i hiqet emërtimi në gjuhën serbe “Urosevac”, i vendosur para një shekulli, siç raporton Klan Kosova.
Sipas të njëjtit raportim, deponimi i materialit të peticionit këtë 28 shtator u bë me shkas, ndërsa iniciatori i tij thotë se nuk është obligim që të ruhen ato që mbeten si trashëgimi nga Serbia, duke u shprehur optimist se kërkesa e tyre do të merret parasysh.
Nga Kuvendi, iniciatori shpreh shpresën që iniciativa e tij të shërbejë si shembull edhe për vendbanimet e tjera në Kosovë.