Digjet një lokal në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, policia: S’ka të lënduar
Një lokal në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës, siç njofton Fiks.al.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se nuk ka asnjë të lënduar nga ky rast: “Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale”.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët arritën ta vënë zjarrin nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e tij në objektet përreth.
Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur, ndërsa policia po heton rrethanat e rastit.