Konflikt për tokën në Maliq, plagoset me thikë një person
Një konflikt mes dy banorëve në fshatin Sovjan të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë këtë të martë.
Mësohet se konflikti ka nisur për motive që lidhen me pronësinë e tokës, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej personave është goditur me mjet prerës.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive.