Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Konflikt për tokën në Maliq, plagoset me thikë një person

Konflikt për tokën në Maliq, plagoset me thikë një person

Një konflikt mes dy banorëve në fshatin Sovjan të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë këtë të martë.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive që lidhen me pronësinë e tokës, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej personave është goditur me mjet prerës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Lini një koment