Balla reagon pas vendimit të Kushtetueses: Falenderoj opozitën për kandidaturën e Endri Shabanit! Ky është shembull i mir�
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka falënderuar deputetët e opozitës për propozimin e kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit.
“Një falënderim për deputetët e opozitës për propozimin prej tyre të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat Populli. Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi kanë vepruar tërësisht konform Kushtetutës dhe sot verdiktin e dha Gjykata Kushtetuese. Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim????”, shkruan Balla.
Balla e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një konfirmim të procedurës së ndjekur nga Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi, duke e marrë atë si shembull të bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës.