Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Thellohet përplasja UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

Thellohet përplasja UEFA-FIFA! Ceferin apel për klubet evropiane: Është koha t’i themi ‘mjaft’ Infantinos!

Përplasja mes FIFA dhe UEFA sa vjen e bëhet më e ashpër.

Presidenti i qeverisë së futbollit evropian Alexander Ceferin ka bërë sërish apelin në drejtim të klubeve të Kontinentit të Vjetër për të tërhequr mbështetjen ndaj kreut aktual të FIFA.

Ceferin mori pjesë ne Asamblenë e Përgjithshme të EFC(European Football Clubs) në Kopenhagen dhe në fjalën e tij ku iu referua Gianni Infantinos citoi edhe përrallën e njohur të Hans Christian Andersen ‘Rrobat e reja të mbretit’ për t’iu kërkuar klubeve që të mos mbështetet më kreu i FIFA pas planit të tij për të përfshirë investitorë privatë në një kompani të re komerciale për Kupën e Botës.

‘Kohët e fundit bota e futbollit ka dëgjuar të përmenden fjalë shumë komode; zhvillim, demokraci, konsultim-tha Ceferin-të shesësh një pjesë të së ardhmes së futbollit nuk shndërrohet në ‘zhvillim’ vetëm se e përshkruan si të tillë. T’i vendosësh federatat kombëtare përpara faktit të kryer nuk do të thotë demokraci edhe pse e quan kështu, pavatësisht nga shuma në çek. Fshehtësia nuk bëhet konsultim vetëm sepse e përkufizon kështu’.

Më pas Ceferin foli për mënyrën e menaxhimit të çështjes Folarin Balogun në Botëror kur u pezullua skualifikimi i tij me një ndeshje pas një telefonalte të presidentit të SHBA, Donald Trump me Infantinon.

‘Imagjinoni, që i njëjti person krijon një çmim për një politikan dhe se pak më vonë, po ky politikan e telefonon dhe papritur rregullat ndryshojnë-shtoi Ceferin-sa herë duhet të ndodhë një gjë e tillë në klubet tuaja përpara se këshilli administrativ të thotë ‘mjaft’? Epo miqtë e mi, ka ardhur momenti të themi ‘mjaft’’.

Lini një koment