Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›LIVE/ Shqipëria thellon rezultatin, Rei Manaj shënon të tretin dhe vulos fitoren! Sherri shpëton portën, kuqezinjtë në ve

LIVE/ Shqipëria thellon rezultatin, Rei Manaj shënon të tretin dhe vulos fitoren! Sherri shpëton portën, kuqezinjtë në ve

Ka nisur takimi San Marino-Shqipëri për Ligën e Kombeve.

Shqipëria kërkon tre pikët për të kapur vendin e parë.

Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë.

Në portë luan Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehet në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli do të plotësojnë katërshen e mbrojtjes.

Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës. Mehmeti e nis këtë ndeshje si titullar, ndërsa në sulm do të luajë treshja Muçi-Uzuni-Manaj.

Rastet:

9′ – Muçi vendos në provë portierin Colombo me një goditje nga distanca!

12′ Muçi përsëri! Sulmuesi i Trabzonit finalizon një kombinim me Uzunin, por diagonalja përfundon jashtë.

16′ Edhe Asllani tenton nga distanca! Topi përfundon pak larg shtyllës së majtë pingule të portës së San Marinos.

20′ Shehu tenton nga hyrja e zonës, por Colombo i mohon golin. Portieri frenoi goditjen e Mehmetit.

21′ Gooool, Anis Mehmeti kalon në avantazh kuqezinjte!

(Video)

27′ Uzuni shënon edhe golin e dytë! Manaj tentoi të gjente golin me një goditje të fortë dënimi, Colombo largoi keq topin duke i dhënë një mundësi të artë sulmuesit të Austin FC.

(Video)

34′ Kristjan Asllani ndeshkohet me te verdhe.

37′ Alen Sherri tregohet i kujdesshëm dhe kontrollon një top të hedhur në zonë nga vendasit.

44′ Mehmeti hyn mirë nga e djathta dhe tenton një goditje me hark, por Cevoli i mohon një gol të sigurt.

45′ Kryesori nga Hungaria akordon 2′ shtesë.

47′ Mbyllet pjesa e parë! Mehmeti dhe Uzuni kanë shënuar golat që vlejnë tri pikë për ekipin e Maran!

-Nis pjesa e dytë San Marino-Shqiperi 0-2

45′ Pjesa e dytë nis me ndryshimme në formacionin kuqezi! Maran i jep minuta Kumbullës, duke e aktivizuar në vend të Gjimshitit!

58′ Sherri shpëton një gol të sigurt! Reflekset e portierit kuqezi i mohojnë golin e parë vendasve.

65′ Rei Manaj shënon golin e tretë dhe vulos fitoren e kuqezinjve! Numri shtatë përfitoi nga largimi i dobët i topit nga mbrojtja dhe portieri vendas

(Video)

Lini një koment