Norris në pole për garën sprint të Majemit, Antonelli i dyti
Lando Norris do të niset nga pole pozicioni në garën sprint të zhvilluar në Majemi, pas regjistrimit të kohës 1’27″869. Sprinti do të niset sot në orën 18:00 me orën shqitare.
Sipas telesport, Norris la pas italianin e Mercedes, Kimi Antonelli, ndërsa McLaren tregoi një ritëm më të fortë krahasuar me tri garat e para të sezonit. Në vijën e dytë të startit u renditën Oscar Piastri (McLaren) dhe Charles Leclerc (Ferrari).
Më pas renditën Max Verstappen (Red Bull) dhe George Russell (Mercedes), ndërsa Lewis Hamilton u pozicionua i 7-ti. Në dhjetëshen e parë hynë gjithashtu Colapinto, Hadjar dhe Pierre Gasly.
Sprinti pritet të përcaktojë rreshtimin për garën kryesore pasdite; raporton telesport.