Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Të miturit po lëviznin me një automjet, kur 16-vjeçari, i cili ishte në drejtim të mjetit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit, 16-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 15-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari e kishte marrë automjetin pa dijeninë e të atit, për të lëvizur së bashku me shokun e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një koment