Mori makinën e babait pa leje dhe u aksidentua, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset shoku i tij
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë. Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se i mitur ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga. Mjeti më pas ka përfunduar në kanal. Mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 16-vjeçari, pa dijeninë e të atit.
Përplasja ishte fatale për 16-vjeçarin i cili humbi jetën. 15-vjeçari është transportuar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Tiranë Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.