E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaStarmer mbron NATO-n si aleancën ushtarake më efektive në botë, pas kritikave të Trump

Starmer mbron NATO-n si aleancën ushtarake më efektive në botë, pas kritikave të Trump

Kryeministri britanik, Keir Starmer mbrojti sot NATO-n dhe e konsideroi si “aleancën ushtarake më efektive që bota ka njohur ndonjëherë”, pas kritikave të përsëritura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

”NATO na ka mbajtur të sigurt për dekada dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj aleancës”, tha udhëheqësi i Partisë Laburiste në një konferencë për shtyp në Downing Street.

Në një intervistë me ”Daily Telegraph”, të botuar sot, presidenti Donald Trump përsëriti kritikat e tij ndaj Aleancës Atlantike, duke e quajtur atë një “tigër prej letre” dhe kjo për refuzimin e pjesëmarrjes në luftën kundër Iranit./ a.jor.

Lini një koment