Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Pelesh

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Pelesh

Pas takimit me Ramën dhe Hoxhën, ambasadori i SHBA Eric Wendt i ka shkuar në zyrë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Takimi u mbajt në orën 14:00.

Pasi mori zyrtarisht detyrën, Wendt nisi takimet në Tiranë. Të parit që i shkoi në zyrë, ishte kryeministri Rama në selinë e qeverisë. Shefi i qeverisë shqiptare ndau vetëm një foto duke i uruar mirëseardhjen diplomatin amerikan pa ndarë detaje nga biseda me të.

Pas kryeministrit Eric Wendt zhvilloi takim edhe me kryediplomatin shqiptar Ferit Hoxha në Ministrinë e Jashtme.

Pas takimit, Ferit Hoxha shkroi se pret të punojë ngushtë me Wendt për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Lini një koment