Wednesday, 1 April 2026
54°F Detroit
BallinaBota18 viktima pas mbytjes së një anijeje me migrantë në Egje

18 viktima pas mbytjes së një anijeje me migrantë në Egje

Tetëmbëdhjetë migrantë në një gomone u mbytën në detin Egje’, pranë brigjeve të Bodrumit, në Turqinë jugperëndimore, sipas Rojës Bregdetare Turke.

“Pas operacioneve të kërkim-shpëtimit, 21 migrantë pa dokumente u shpëtuan të gjallë, ndërsa trupat e 18 të tjerëve u gjetën”, tha Roja Bregdetare në një deklaratë.

Nuk u dha asnjë informacion i menjëhershëm mbi kombësitë e migrantëve.

“Operacionet për të përcaktuar fatin e të zhdukurve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë”, tha Roja Bregdetare.

Mbytja e anijeve është e shpeshtë midis anijeve që përpiqen të kalojnë në mënyrë të rrezikshme nga Turqia në ishujt grekë, porta hyrëse për në Bashkimin Evropian./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment