E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Vora mposht kryesuesit e Elbasanit

Abissnet Superiore: Vora mposht kryesuesit e Elbasanit

Vora ka mposhtur me rezultatin 4-2 kryesuesit e Elbasanit, në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit. Daka, Luis Felipe dhe Karrica (2 gola) shënojnë për vendasit, ndërsa Boje dhe Bunjaku realizojnë për miqtë.

Plot 6 gola ka dhuruar sfida e transmetuar në RTSH 2. Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Dakën. Miqtë barazojnë shifrat, por pas verifikimit në VAR goli anulohet për pozicion jashtë loje.

Elbasani barazon rezultatin sapo fillon pjesa e dytë me Boje. Luis Felipe kalon në avantazh Vorën, por festa e vendasve zgjat shumë pak, pasi miqtë barazojnë me Bunjakun në aksionin pasardhës.

Karrica merr rolin e protagonistit në minutat e mbetura, pasi shënon 2 gola, që i japin fitoren skuadrës së tij.

Vora triumfon 4-2 dhe ngjitet në kuotën e 38 pikëve. Elbasani pavarësisht humbjes ruan vendin e parë në klasifikim, pasi edhe Vllaznia ka humbur ndeshjen respektive.

Lini një koment