Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të seancës së sotme të Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet reforma administrativo-territoriale.

Mziu ka publikuar një video nga mbledhja, ku shihet teksa hap disa dosje të vendosura pranë tryezës ku po prezantohej projektligji dhe tregon se ato janë bosh.

“Propagandë komuniste me dosje bosh përpara Kuvendit!”, shkruan deputeti demokrat, duke e shoqëruar pamjen me komentin se “kur mungojnë argumentet, mbeten dosjet bosh dhe propaganda plot”.

Mziu e ka cilësuar situatën si “një shfaqje të vjetër me kostum të ri”, duke shtuar: “shumë zhurmë, zero përmbajtje”.

Ndërkohë që kishte dosjet në dorë dhe një letër u rrëzua, një punonjëse e administratës shpejtoi t’i shpjegonte Mziut që të kishte kujdes pasi dokumentat ishin marrë në dorëzim nga administrata.

Mziu iu kthye punonjëses me fjalët “Ik shih naj punë tjetër andej matanë”.

Lini një koment