Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Të shtënat me armë në “Ali Dem”, policia: Në kërkim 2 persona, punohet për kapjen e tyre

Të shtënat me armë në “Ali Dem”, policia: Në kërkim 2 persona, punohet për kapjen e tyre

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket të shtënave me armë të ndodhura mbrëmjen e djeshme në lagjen “Ali Demi”.

Sipas njoftimit të policisë, për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 2 persona të cilët dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Taulantia”, kanë qëlluar me armë zjarri.

Në kërkim janë shpallur D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç, ku po punohet për kapjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Taulantia”, kanë qëlluar me armë zjarri. Punohet për kapjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lini një koment