E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
46
Demokratë
36
Republikanë
Demokratët në rrugë drejt shumicës • 18 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
116
Demokratë
66
Republikanë
Demokratët parashikohen fitues të Dhomës (CNN, Decision Desk HQ) • 253 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 3 nëntor 2026, ora 22:31 (Detroit) • Të dhënat: The New York Times, CNN, Decision Desk HQ
Ballina›Sporti›FORMULA 1/ Rishfaqen kampionët e McLaren, Norris e Piastri dominojnë sprintin në Majemi

FORMULA 1/ Rishfaqen kampionët e McLaren, Norris e Piastri dominojnë sprintin në Majemi

Pas një starti të sezonit në hije, skuadra e MekLaren ka lënë gjurmën e parë të qartë në Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1, duke fituar garën sprint të ditës së sotme me dyshen Norris dhe Piastri. Ndryshimet që janë bërë në makinë ishin të dukshme dhe gjatë garës së shkurtër të sotme, […]

Pas një starti të sezonit në hije, skuadra e MekLaren ka lënë gjurmën e parë të qartë në Çmimin e Madh të Majemit në Formula 1, duke fituar garën sprint të ditës së sotme me dyshen Norris dhe Piastri.

Ndryshimet që janë bërë në makinë ishin të dukshme dhe gjatë garës së shkurtër të sotme, Norris e Piastri treguan se mund të bënin diferencën përsëri ndaj të tjerëve, duke ruajtur pozicionet e para dhe duke shkuar të qetë në vijën e finishit.

Pas krahëve të tyre u rendit Sharl Lëklerk me Ferrari, që ka bërë përsëri ndryshime të rëndësishme dhe duket se kanë funksionuar, pasi lanë pas makinat Mercedes të cilat kishin dominuar deri tani kampionatin.

Antoneli përfundoi garën i katërti, por u penalizua për shkak të daljes nga limitet e pistës, duke i lëshuar këtë vend shokut të skuadrës, Rasëll, i kaluar edhe nga Vershtapen i cili po shfaqet gjithnjë e më shumë në luftë për pozicionet e rëndësishme.

Lini një koment