Saturday, 3 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Ekspozoi skandalin sportiv dhe denoncoi shkeljet e Manchester City, aktivisti kërcënohet me vdekje!

Ekspozoi skandalin sportiv dhe denoncoi shkeljet e Manchester City, aktivisti kërcënohet me vdekje!

Rui Pinto, aktivisti dhe eksperti i sigurisë kibernetike, i cili arriti që të futej në sistemin e brendshëm të Manchester City prej ku edhe mori të gjitha të dhënat, të cilat provonin për shkeljet të bëra nga kjo shoqëri ka thënë sot se jeta e tij është në rrezik pasi ka marrë disa kërcënime.

Vetëm pak orë pasi u konfirmua zyrtarisht vendimi që e shpalli Manchester City-n fajtor, programi portugez i mbrojtjes së dëshmitarëve e njoftoi Pinto-n se mbrojtja e tij do të ndërpritej.

Pinto thotë se ka marrë kërcënime të shumta me vdekje dhe ka frikë nga një atentat i mundshëm.

Ai tani do të zhvendoset në një vendndodhje të pazbuluar brenda pak ditësh, për një periudhë të pacaktuar kohore.

Lini një koment