22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE
Dixhitalizimi i infrastrukturës doganore dhe përputhja e saj e ndërveprimi i saj me sistemet europiane janë një prej objektivave të Administratës Doganore Shqiptare, në kuadër të procesit të integirmit.
Në një takim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave të Komisionit Europian në Bruksel, është prezantuar ecuria e punës për 22 sisteme, progresi i të cilave u theksua nga Besmir Beja.
Një pjesë e rëndësishme e takimeve iu kushtua mekanizmave të bashkëpunimit për raportimin dhe monitorimim të progresit, shkëmbimim të pikave të kontaktit për projektet specifike dhe koordinimit të mëtejshëm teknik. Palët ranë dakord për zhvillimin e takimeve periodike të ekipeve teknike, ndërsa takimi i ardhshëm koordinues të zhvillohet pas tre muajsh në Tiranë, ku do të prezantohet progresi i arritur gjatë kësaj periudhe dhe hapat e mëtejshëm të punës.
Shqipëria ka përgatitur edhe një projektligj për aderim në Konventën për një Procedurë të Përbashkët Tranziti që do t’i kalojë Këshillit të Ministrave dhe më pas Kuvendit.