E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaÇmimet e naftës nxitur rritjen e makinave elektrike — pesë tregjet kryesore të BE mbi 40% rritje

Çmimet e naftës nxitur rritjen e makinave elektrike — pesë tregjet kryesore të BE mbi 40% rritje

Rritja e çmimeve të naftës pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme ka nxitur një lëvizje të konsiderueshme drejt automjeteve elektrike. Në tremujorin e parë të vitit 2026, regjistrimet e makinave plotësisht elektrike (BEV) në tregjet kryesore evropiane u rritën me rreth 29.4%, duke arritur rreth 560,000 automjete; vetëm në mars u regjistruan mbi 240,000 BEV në 15 tregje evropiane.

Pesë tregjet më të mëdha të Bashkimit Evropian — Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Polonia — shënuan një rritje prej më shumë se 40% në shitjet e automjeteve elektrike gjatë këtij viti, ndërsa Britania e Madhe regjistroi një rritje prej 12.8% dhe një pjesëmarrje prej 22.5% të makinave elektrike në totalin e automjeteve të reja, sipas javanews.

Edhe Shqipëria po shfaq përparim të shpejtë në adoptimin e makinave elektrike. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor tregojnë se në periudhën janar-mars 2026 u regjistruan për herë të parë mbi 2,964 automjete plotësisht elektrike, një rritje prej 202% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Gjithashtu, rreth 82% e autoveturave të reja të regjistruara janë klasifikuar si hibride të rinovueshme, me një rritje prej 14%.

Këto shifra pasqyrojnë një përshpejtim të tranzicionit drejt automjeteve më të pastra dhe efikase, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës së karikimit dhe teknologjive të gjelbra në nivel kombëtar dhe rajonal, raporton sërish javanews.

Lini një koment