Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

TEL AVIV, 1 prill /ATSH/- Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Haj Youssef Ismail Hashem, në goditjen më të madhe ndaj grupit që nga shpërthimi i një luftimi të ri me Izraelin në fillim të muajit të kaluar, sipas “Reuters”.
“Marina izraelite vrau Hashem-in, komandantin e frontit jugor të Hezbollahut”, tha zëdhënësi ushtarak i vendit, Avichay Adraee, në një deklaratë në X.
Hezbollahu më vonë konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë, duke e quajtur atë një “Fener të Rezistencës Islamike”.
Ushtria izraelite tha se Hashem ishte komandanti i Hezbollahut për frontin e Libanit Jugor pasi ai pasoi Ali Karaki-n, i cili u vra në shtator 2024.
Një burim pranë Hezbollahut tha se Hashem ishte zyrtari më i lartë që është shënjestruar që nga fillimi i luftës.
“Një tjetër anëtar i Hezbollahut, Mohammad Baqir al-Naboulsi, u vra gjithashtu në sulmin ndaj Jnah”, tha grupi. //a.i/