E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaGjermania i kërkon Iranit hapjen e Hormuzit dhe heqjen dorë nga armët bërthamore

Gjermania i kërkon Iranit hapjen e Hormuzit dhe heqjen dorë nga armët bërthamore

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se i ka kërkuar Iranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të heqë dorë nga programi i tij

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se i ka kërkuar Iranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të heqë dorë nga programi i tij i armëve bërthamore gjatë një bisede telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi.

Në një reagim publik në rrjetin social X, Wadephul theksoi se Gjermania mbështet një zgjidhje përmes negociatave. Ai nënvizoi gjithashtu se Berlini, si aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ndan të njëjtin objektiv me Uashingtonin.

“Si një aleat i ngushtë i SHBA-së, ne ndajmë të njëjtin qëllim: Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme nga armët bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi Wadephul, duke iu referuar edhe kërkesës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta lidhur me sigurinë në rajon dhe programin bërthamor iranian.

Im Telefonat mit @araghchi habe ich unterstrichen: 🇩🇪 unterstützt eine Verhandlungslösung. Als enger US-Verbündeter teilen wir das gleiche Ziel: Iran muss vollständig & nachprüfbar auf Kernwaffen verzichten & die Straße von Hormus sofort freigeben, wie es auch @SecRubio fordert.

Lini një koment