Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagosje me thikë në Fier: 25-vjeçari shpallet në kërkim, në hetim edhe bashkëshortja

Plagosje me thikë në Fier: 25-vjeçari shpallet në kërkim, në hetim edhe bashkëshortja

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar pas një ngjarjeje ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. I plagosuri po merr trajtim mjekësor në spital dhe, sipas njoftimeve zyrtare, është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas TV Klan, hetuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë identifikuar si të dyshuar shtetasin A.K., 25 vjeç, banues në Fier, për plagosjen me thikë të shtetasit E.G., 35 vjeç. Po ashtu, në hetim është vënë edhe bashkëshortja e të riut, me inicialet G.B. (K), për dyshimin se ka penguar zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, pasi mësohet se ka nisur një debat verbal. Viktima ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Rasti vazhdon të hetohet dhe policia po zhvillon veprime për kapjen e personit të shpallur në kërkim, raporton TV Klan.

Lini një koment