Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta
Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për rreth dy minuta, e gjithë struktura spitalore ka mbetur pa energji elektrike, e cila është rikthyer menjëherë pas kësaj.
Kujtojmë se në Spitalin e Traumës trajtohen personat e lënduar gjatë protestave, efektivët e policisë, si dhe pacientët që paraqiten për raste urgjente, përfshirë aksidentet apo plagosjet nga të shtënat me armë zjarri.