Tuesday, 5 May 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSocialistët propozojnë ish-anëtaren e Komisionit të Vetingut për kreun e institucionit të pavarur

Socialistët propozojnë ish-anëtaren e Komisionit të Vetingut për kreun e institucionit të pavarur

Genta Bungo Tafa është propozuar nga Partia Socialiste për postin e Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Në shkresën drejtuar kryetarit të

Genta Bungo Tafa është propozuar nga Partia Socialiste për postin e Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, theksohet se kandidatja plotëson kriteret ligjore dhe ka mbështetjen e 28 deputetëve, numër i nevojshëm për kandidim.

Bungo Tafa ka qenë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, ku është angazhuar në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Posti i Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi ka qenë vakant prej tre vitesh, pas përfundimit të mandatit të Robert Gajda më 5 prill 2023.

Ajo është një nga shtatë kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozicion në Kuvendin e Shqipërisë, mes tyre edhe emra nga fusha e drejtësisë dhe administratës publike.

Lini një koment