E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Egzon Shallki dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit

Egzon Shallki dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit

Egzon Shallki është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit, i cili humbi jetën vitin e kaluar pasi u godit nga një veturë që drejtohej nga i akuzuari.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndërsa lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkorda.

Shkorda ka bërë të ditur se, përveç dënimit me burgim, ndaj Shallkit është shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

“25 vjet burgim edhe trajtim i detyrueshëm psikiatrik”, ka konfirmuar Shkorda.

Auron Ferizi kishte humbur jetën pasi ishte goditur nga vetura që drejtohej nga Shallki. Rasti ishte trajtuar nga organet e drejtësisë si vepër penale e vrasjes. /Telegrafi/

Lini një koment