Tuesday, 20 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›“Topi i Artë” i të gjitha kohërave, një tjetër betejë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos!

“Topi i Artë” i të gjitha kohërave, një tjetër betejë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos!

Të hënën e 26 tetorit do të mësohet fituesi i ri i Topit të Artë. Tashmë dihet se cilët janë finalistët ku mes të cilëve janë emra të tillë si Lamine Yamal, Kylian Mbappe apo Harry Kane.

Por një ditë pas mbrëmjes gala që do të zhvillohet në Londër do të mbyllen edhe votimet për një çmim të ri të quajtur Topi i Artë i Të Gjitha Kohërave ose B.O.A.T

Në ndryshim nga Topi i Artë që të gjithë dimë, ky çmim do të jepet pas një votimi popullor dhe çdo pjesëmarrës do të duhet të paguajë 1 euro pa kufi në pjesëmarrje.

Në total janë vetëm 10 futbollistë që garojnë për këtë çmim: Alfredo Di Stéfano, Johan Cruyff, Franz Beckenbauer, Kevin Keegan, Karl Heinz Rummenigge, Michel Platini, Marco Van Basten, Ronaldo, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Në fakt argjentinasi është edhe mes finalistëve për Topin e Artë të këtij viti.

Tifozët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë votim do të kenë kohë deri në 27 tetor në mesnatë, por për momentin sipas faqes zyrtare të organizatorëve, po dominon Cristiano Ronaldo me fitoren e Topit të Artë në vitin 2008, i ndjekur nga triumfi i Lionel Messit në 2012 me portugezin që plotëson podiumin me Topin e Artë të fituar në vitin 2017.

Edhe pse Messi është futbollisti që ka fituar më shumë trofeun e Topit të Artë dhe mund të duket si favoriti për të fituar edhe B.O.A.T, cdo trofe i fituar llogaritet si kandidaturë unike në mënyrë që votat për një lojtar të shpërndahen në vite të ndryshme.

Lini një koment