E premte, 6 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Kosova ekstradon në Suedi një shtetas suedez të kërkuar për vepra të rënda penale me narkotikë

Kosova ekstradon në Suedi një shtetas suedez të kërkuar për vepra të rënda penale me narkotikë

Një shtetas i Mbretërisë së Suedisë është ekstraduar të mërkurën, më 21 tetor, nga Kosova drejt Suedisë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra të rënda penale që lidhen me narkotikët, siç njofton Policia e Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Policisë, urdhërarresti ndërkombëtar ndaj të kërkuarit ishte lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, ndërsa ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Mbretërisë së Suedisë.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë, të cilin e përcjell “Betimi për Drejtësi”.

Lini një koment