Friday, 23 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Dukesha Meghan kërkon drejtësi pas akuzave ndaj të atit për materiale që lidhen me abuzimin seksual të të miturve

Dukesha Meghan kërkon drejtësi pas akuzave ndaj të atit për materiale që lidhen me abuzimin seksual të të miturve

LONDËR, 23 tetor /ATSH-AFP/- Meghan Markle, dukesha e Sussex-it, tha se është thellësisht e tronditur nga akuzat ndaj babait të saj, Thomas Markle Sr, për posedimin e një numri të madh fotografish që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve.

Vëllai i saj nga babai, Thomas Markle Jr, pretendoi se kishte gjetur fotografi të tilla në banesën e mëparshme të të atit në Filipine.

Megjithatë, Thomas Markle Sr i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si gënjeshtra të rënda.

Meghan tha se në vitin 2018 i ishte dërguar një letër policisë britanike, ku ngriheshin akuza shqetësuese ndaj të atit.

Më pas, policia ia kishte vënë letrën në dispozicion edhe asaj, dhe e kishte siguruar se pretendimet po hetoheshin.

Ajo theksoi se vendimi për të qëndruar larg të atit dhe për të mos e lejuar atë të kishte kontakte me fëmijët e saj, kishte vetëm një arsye, mbrojtja e tyre.

Meghan shprehu besimin që çështja të zbardhet plotësisht dhe që drejtësia të vihet në vend, duke vënë në plan të parë sigurinë e fëmijëve.

Meghan u largua nga i ati para dasmës së saj me princin Harry në vitin 2018.

Ai nuk mori pjesë në ceremoni, ndërsa Meghan u shoqërua drejt altarit nga mbreti Charles, atëherë princ i Uellsit.

Në fund të vitit 2025, Thomas Markle u zhvendos në Filipine, pasi kishte pësuar disa goditje në tru.

Më vonë, atij iu amputua një këmbë gjatë një operacioni për t’i shpëtuar jetën.

Sipas raportimeve, ai aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Florida, ku po mëson të ecë përsëri. /

Lini një koment